×
  • Lajme
  • Lajme

    Alban Hyseni: Për të shërbyer në ushtri heq dorë nga i pari i Gjilanit

    Reporteri
    04 Janar 2022 | 23:03

    Kryetari i Gjilani, Alban Hyseni ka thënë se do hiqte dorë nga pozita e të parit të Gjilanit për të shërbyer në ushtri.

    Hyseni është përballur me një pyetje të vështirë në emisionin festiv të “Kiks Kosova”.

    Ai u pyet nëse do të hiqte dorë nga kryetarllëku në Gjilan nëse do t’i vinte një ftesë për t’u bërë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    I pari i Gjilanit befasoi me përgjigjen kur tha se për t’u bërë ushtar i ushtrisë së Kosovës do të hiqte dorë nga posti që e ka aktualisht.

    “Është nder dhe privilegj i madh për të shërbyer në këtë institucion mbrojtës së vendit”, ka thënë Hyseni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!