×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti merr vendim për taksën, më 15 mars hiqet pjesërisht

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 18:41

    Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta heqë pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe.


    Mirëpo, ky vendim i të parit të Qeverisë nuk është për taksën në tërësi, por vetëm për lëndën e parë, shkruan Reporteri.

    “Pas takimeve me prodhuesit vendorë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, në javën e ardhshme do të vendosim që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë”, ka thënë Kurti.

    Këtë gjë, i pari i Qeverisë e ka cilësuar si një mesazh se pala kosovare është e gatshme për bashkëpunim.

    Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që ta ndalë fushatën për çnjohjet dhe të sillet me korrektësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!