×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori italian telefonon Abdixhikun, flasin rreth krijimit të institucioneve

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 10:13

    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka zhvilluar sot në mëngjes një bisedë telefonike me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, pas zgjedhjes së këtij të fundit kryetar.


    Orlando në faqen e tij zyrtare ka treguar se Abdixhiku i ka thënë se po punon për të krijuar mbështetje rreth krijimit të institucioneve.

    “Unë e mirëprita pritjen e tij për një rol konstruktiv të opozitës”, ka shkruar Orlando.

    Të dielën, me 190 vota pro, Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës qysh në raundin e parë të votimit në Kuvendin Zgjedhor. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!