×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja finlandeze kritikon ashpër kosovarët: Askujt s’po i intereson për coronavirusin

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 10:32

    Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka reaguar për numrin e madh të rasteve me cornavirus në Kosovë dhe pakujdesinë e qytetarëve.


    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se askujt nuk po i intereson për këtë situatë.

    “Dje kalova nëpër Prishtinë, dhe dukej vërtet qytet festiv. Numrat me coronavirus janë duke u rritur shpejt dhe dukej sikur askujt nuk i interesonte. Kini kujdes, ju lutem, nëse jo për vete, për prindërit, gjyshërit, të afërmit e sëmurë etj. Faleminderit dhe respekt për ata që janë në vijën e parë,” është shprehur Stjernvall.

    Ndryshe, ditë më parë të pakujdesshëm qytetarët e Kosovës i ka quajtur edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

    Ndryshe, Numri i personave të infektuar në Kosovë ka kaluar mbi 3 mijë, kurse mbi 600 raste aktive janë vetëm në Prishtinë.

    Ndërsa deri sot janë shënuar 75 viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!