×
  • Lajme
  • Lajme

    Arroganca e deputetit Armend Muja: Poshtëron zyrtaren e administratës në sy të të gjithëve

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 13:27

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u karakterizua me disa diskutime të nxehta.


    Mirëpo, ndër të tjera, në sy ra kryetari i këtij komisioni, deputeti Armend Muja nga VV, shkruan Reporteri.net.

    Ai shihet duke shfaqur një arrogancë me zyrtaren e administratës, e cila afrohet për t’i komunikuar diçka. Zyrtarja që ka punë koordinimin gjatë mbledhjes dhe çështjet e tjera teknike, u trajtua keq nga deputeti.

    Kur ajo afrohet t’i komunikojë diçka, Muja ia vendos dorën si STOP dhe i thotë të ulet, duke mos e dëgjuar fare ç’ka për të thënë. Ajo ulet e poshtëruar, mirëpo nuk mbaron më kaq.

    Muja kujdeset që ta çortojë zyrtaren, duke ia bërë me gisht dhe duke i folur ashpër. Nga kamerat, verëhet se ai i thotë të mos i afrohet më kur ai është ulur.

    Sidoqoftë, është e zakonshme që zyrtarët e administratës të komunikojnë me kryetarët e komisioneve, të cilët janë udhëheqës së mbledhjes.

    Ndryshe, Muja është një prej deputetëve më të votuar nga VV-ja, pasi mori mbi 40 mijë vota./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!