×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Thaçit i ashpër me Prokurorinë: Pse e ngritët aktakuzën kur nuk jeni gati, klientët tanë e kanë humbur lirinë

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 12:48

    Avokati Pierre Richard Prosper ka thënë se ka ende informacione që nuk i kanë marrë nga prokuroria. Madje ai ka reaguar ashpër, duke i pyetur se “nëse nuk jeni gati, pse e ngritët aktakuzën?”.


    Ai ka thënë se dokumentet po i marrin copë-copë nga Prokuroria.

    “Se kemi parë tërë paketën në tërësi. Së pari të kuptojmë lidhur me këtë informacion. Ne po i marrim dokumentet copë-copë, prokuroria ka 5 vjet që punon, duhet të jetë gati. Ata e kanë paraqitur akuzën para një viti e gjysmë. Thonë se jemi të zënë, kemi punë të tjera. Pse e ngritët aktakuzën pra? – Na keni vënë në një pozitë ku klientët tanë e kanë humbur lirinë, prezumimin e fajësisë.  Sepse Prokuroria nuk është gati, po marrim materiale sipas tekave të tyre“, tha Propser.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!