×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i 5-vjeçarit me fjalë emocionuese: Ky ishte Bajrami i fundit, tash festo te i madhi Allah

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 17:59

    Arbnor Nuradini, babai i 5-vjeçarit Arbijon Nuradini që vdiq ditë më parë, ka publikuar në foto me të birin, duke kujtuar Bajramin e fundit që kishin festuar bashkë


    Arbnori ka publikuar një foto në Instagram, ku ka kujtuar të birin me fjalë prekëse.

    “Ky ishte bajrami i fundit që prita me ty, kurse tash festo te i madhi Allah, sa shumë e deshte takimin me Zotin tënd. Allahu t’past mëshiru biri im, takimi i radhës i yni ishalla është n’xhenetet e Allahut”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, Arbijoni vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilës nuk mundi t’i mbijetojë.

    5-vjeçari nga Mitrovica vdiq në fillim të muajit maj, në Finlandë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!