×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Albulena Haxhiut pas deklaratave të ish-kryetarit të Supremes

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 13:16

    Isuf Tetaj, babai i të riut që u vra në vendin e tij të punës në Deçan në shtator të vitit 2018, Agonis Tetaj, ka reaguar pas deklaratave t ëish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.


    Tetaj i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes së cilës ka shprehur shqetësimin e tij për deklaratat e Hasanit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Tetajt, reagimi i Hasanit nuk mund të cilësohet si deklarim i një qytetari të thjeshtë, sepse ai ka bartur përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë si kryetar i Gjykatës Supreme.

    “Reagimi I fundit i z. Fejzullah Hasani , dje në publik dhe klualifikimi sipas tij I rastit të vrasjes së djalit tim si vrasje nga pakujdesia, nuk mund të cilësohet si deklarim i një qytetari të thjesht pavarësisht nese ai momentalisht mban ndonjë pozit në sistemin gjygjësor apo prokurorial. I njejti ka bartë përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë duke drejtuar gjykatën supreme të Kosovës për shumë vite. Nuk jam shume i sigurt ju mund ta keni informaten nëse i njejti z. Fejzullah Hasani gëzon ende benificione nga gjygjësore I Kosovës apo jo”, thuhet në letrën e Tetajt për ministren Haxhiu.

    Ndryshe, Fejzullah Hasani, të martën deklaroi se vlerëson se ricilësimi i kësaj vepre nga ‘Vrasje e rëndë’ në ‘Vrasje nga pakujdesia’ ishte i duhur, pasi që sipas tij, është e vështirë të besohet se ka pasur një motiv a qëllim që të kryhet ajo vrasje.

    “Tash ti nëse e merr, unë po flas si jurist, si teoricient, si prakticient, ngase gjithë karrierën time kam kalu në sistem gjyqësor në të gjitha nivelet, si avokat, si gjyqtar i shkallës së parë, të dytë, të Supremes, vështirë është për të besu se ka ekzistu qëllimi i dikujt për ta vrarë dikënd, kur nuk din kush që ka pas një të keqe mes viktimës dhe vrasësit”, tha ai në DTV.

    29-vjeçari Agonis Tetaj u vra në vendin e tij të punës më 23 shtator 2018.

    Ai dyshohet se u qëllua për vdekje nga Shaban Gogaj, i cili është edhe djali i pronarit të biznesit ku punonte Gegaj.

    Ndryshe, prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Agron Uka, në muajin mars rifkualifikoi veprën nga ‘Vrasje e rëndë’ në ‘Vrasje nga pakujdesia.’.

    Kjo është letra e plotë e Tetajt:

    E nderuar znj. Ministre Haxhiu,

    Po ju shkruaj në cilësinë e prindit të shqetësuar, që kam djalin e vrarë në vendin e punës dhe procesi gjygjësor u ri hap pas reagimit tim publik dhe reagimit të madh qytetar dhe me kërkesen e kryeprokurorit dhe vendimit të trupit gjykues në Pejë  është vendosur një Prokuror tjetër serish i prokurorisë së Gjilanit.

    E nderuar Ministre, ju falenderoj shumë  për reagimin e juaj publik dhe mbeshtetjen morale për mua dhe familjen time, në këtë periudhë shumë të vështir që ne si familje po e kalojmë. Thirrja e juaj për drejtësi në lidhje me tendencën e orkestruar nga ish Prokurori Agron Uka nga gjilani dhe av. Besnik Berisha që të ricilesim vepra penale e vrasjes së djalit tim nga vrasje e rëndë me dashje, në vrasje nga pakujdesia ishte një mbështetje shume e madhe për neve dhe shpresë së drejtësia do të vendoset në vend.

    Reagimi I fundit i z. Fejzullah Hasani , dje në publik dhe klualifikimi sipas tij I rastit të vrasjes së djalit tim si vrasje nga pakujdesia, nuk mund të cilësohet si deklarim I një qytetari të thjesht pavarësisht nese ai momentalisht mban ndonjë pozit në sistemin gjygjësor apo prokurorial. I njejti ka bartë përgjegjësi të lartë në institucionin e drejtësisë duke drejtuar gjykatën supreme të Kosovës për shumë vite. Nuk jam shume I sigurt ju mund ta keni informaten nëse i njejti z. Fejzullah Hasani gëzon ende benificione nga gjygjësore i Kosovës apo jo.

    –          A e ka të qartë ky zotëri çka do të thotë ky lloj cilësimi I veprës dhe se ky deklarim ndikon direkt në drejtësi.

    –          A thu edhe ky zotëri është njëri prej  kontribuesve kryesor që ne kemi dhe kishim drejtësinë në Kosovë në këtë nivel.

    –           Si mundet z. Fejzullah Hasani të reagoj në këtë formë për një rast penal në procedurë gjygjësore hiq pa I lexuar shkresat e lëndës dhe pa pasur një vendim nga gjykata.

    –          A thu z. Fejzullah Hasani mund të ketë relacione me ish prokurorin z. Agron Uka apo edhe ish kryeprokurorin Jetish Maloku(vijne nga I njejti regjion) dhe I njejti provoj të mohoj drejtësinë për vrasjen e djalit tim, duke e ri cilësuar tani serish në publik në cilësinë e ekspertit dhe ish funksionarit.

    –          Z. Fejzullah Hasani si krejt normale e paska konsideruar edhe takimin për kafe të Av. Besnik Berisha me ish prokurorin Agron Uka dhe Z. Jetish Maloku në restoranin Planet të Gjilanit derisa përgaditej deklarimi për ri kualifikimin e veprës.

    –          A thu pse av. Besnik Berisha I jep publicitet kësaj deklarate të z. F. Hasani apo mos ndoshta I njëjti mund të jetë i “financuar” për një deklarim të tillë publik.

    –          A thu a do ta kalojë vetingun ky ish kryetar i gjykatës supreme dhe a ka pasuri të pajustifikuar i njëjti.

    –          Pse rastis në shume raste e kemi gjithnje avokat këtë z. Besnik Berisha a thu për shkak të aftësise se tij profesionale apo per shkak te lidhjeve të tij me gjygjsorin, sistemin e drejtesise dhe ndikimeve kriminale?

    Jam i dëmtuar rënd nga vrasja e djalit tim dhe më lejohet edhe të paragjykoj këtë gjë deri sa i njëjti deklarohet në këtë mënyrë, direkt me këtë deklaratë ka provu me e ndiku drejtësinë kjo është një vepër penale.

    –          Cila është arsyeja që ai bënë këtë ndërhyrje?

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!