×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai me dy djemtë rrihen mes vete në Prizren, përfundojnë në spital

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 12:30

    Një rrahje në mes prindit dhe dy djemve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Prizrenit.


    Policia e Kosovës ka informuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 ndërsa arsyet e saj nuk dihen.

    “Prizren, 30.10.2020-22:00. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë (prindi dhe dy djemtë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Pas rrahjes babai dhe djemtë pas lëndimeve kanë pranuar edhe tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!