×
  • Lajme
  • Lajme

    Befason deputeti i LDK-së, thotë se janë gati për koalicion parazgjedhor

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 11:24

    Arben Gashi, nga lidhja Demokratike të Kosovës tha se në parim qëndrimi i LDK-së është që çdo parti të shkojë e vetme në zgjedhje, por nëse partitë parlamentare lidhin koalicion parazgjedhor, atëherë do të jenë të interesuar për koalicion opozitar duke aluduar me VV-në.


    Megjithatë Gashi tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë kryetari i LDK-së.

    “Vendimet për koalicione deklarohen nga kryetari. Mendoj se LDK është e interesuar që të gjitha partitë parlamentare të shkojnë vet në zgjedhje, që të dimë forcën e të gjitha partive. Ne e dimë cila parti ka forcë të madhe apo të vogël. Nëse kemi koalicion prej partive parlamentare, natyrisht e kemi qëndrimin tonë për koalicion opozitar, ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë dhe do të bëjmë koalicion”, tha Gashi.

    Këto deklarata Gashi i dha gjatë debatit që po mbahet në kolegjin Riinvest, me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?” .

    Gashi tha se me situatën e re politike, shpërndarja e Kuvendit do të ndodhë më 22 gusht ashtu siç edhe është paralajmëruar, transmeton kp.

    “Kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është një situatë politikë që duhet t’i kthehet sovranit për të vendosur. Me dorëheqjen e Haradinajt është krijuar një situatë e re politike. Presidenti ka bërë si duket me disa parti të vogla konsultime. Me momentin kur Veseli ka kundërshtuar që të marrë përsipër formimin e një koalicionit, është krijuar një situatë tjetër. Kështu me 22 gusht do të shpërndahet Kuvendi dhe normalisht janë afate të tjera kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve, jo më pak se 30 ditë”, tha Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!