×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Mitrovicë, zjarrfikësit shpëtojnë 2 të tjera

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 1:28

    Një shtëpi është pushtuar nga zjarri pak minuta pas mesnatës në lagjen 2 Korriku në Mitrovicë, duke shkaktuar djegien e tërësishme të gjësendeve që ishin brenda objektit.


    Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri ka siguruar disa pamje nga djegia e shtëpisë dhe momenti kur zjarrëfikësit futen brenda objektit të djegur.

    Qytetarë të asaj zone i kanë thënë gazetës se zjarrëfikësit kishin rrezikuar edhe jetët e tyre për të fikur zjarrin dhe për të mos lejuar që ai të shpërndahej.

    Falë punës dhe intervenimit të shpejtë të zjarrëfikësve, dy shtëpi të tjera që ishin ngjitur me atë që po digjej, kanë shpëtuar pa marrë flakë.

    Ndryshe, nesër Reporteri do t’ju sjell detaje të tjera nga ngjarja…


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!