×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu i PDK-së thumbon Kurtin me një foto nga veriu: Qeveria po inkurajon grupet kriminale

    Reporteri
    29 Tetor 2022 | 11:11

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu,  përmes një foto të publikuar nga veriu, vendimin e Qeverisë për targat e ka quajtur si sjellje fëmijërore.

    “Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje!”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Zbutja dhe tërheqje e papërgjegjëshme e Albin Kurtit nga vendimi për targat, sjellje fëmijërore, antikushtetuese e anti ligjore në përmbajtje.

    Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje!

    Me këtë zbutje, tërheqje nga mos zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat Albin Kurti po inkurajonë grupet kriminale në veri për t’iu rezistuar autoriteteve të shtetit të Kosovës.

    Qeveria nuk qe në gjendje të ruaj autoritetin shtetëror vendimmarrës, dhe as raportet me partnerët ndërkombëtarë.

    Për afro 2 vite të Qeverisë Kurti kemi zero investime ne veri dhe zero kthim të shqiptarëve, zero përmirësim të sigurisë dhe zero përmirësim të mirëqenies për qytetarët tonë matan Ibrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!