×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë, tregon emocionet që përjetoi gjatë dy ditëve

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 18:09

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë.

    Ai ka thënë se dy ditë atje ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg.

    Ai është takuar me Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin, Haradinaj e Gucatin, të cilët thotë se janë idealistë, stoik e të pathyeshëm, me besim ët plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitues me kokën lart.

    Postimi i tij i plotë:

    Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg. Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun.

    Takimet ishin shumë emocionuese edhe pse këta burra të mëdhenj, janë të fortë, të qëndrueshëm, të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së.

    U përqafuam dhe u përshendetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfatorë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!