×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëri tejkalim në vijë të plotë, policia e gjobit 60-vjeçarin me 200 euro dhe ia merr lejën për tre muaj

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 12:27

    Policia në magjistralen Ferizaj-Kaçanik ka gjobitur një 60-vjeçar pasi i njëjti ka bërë tejkalim në vijë të plotë, shkruan Reporteri.net.

    Ndaj tij është shqiptuar gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe i është marrë patentë shoferi për tre muaj.

    Komunikata:

    Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që bëri tejkalim në vijë të plotë

    Ferizaj, 16/04/2024

    Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 09:05 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndaluar shoferin SH.Ç (M/K) i moshës 60 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.

    Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë.

    Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!