×
  • Lajme
  • Lajme / LDK

    Hamiti pas telefonatës Kurti-Scholz: Marrëveshja bazë përfshinë edhe autonominë

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 21:15
    Anëtari i Kryesisë së LDK'së, Muhamet Hamiti

    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar pas teelfonatës së kryeministrit Albin Kurti për bisedën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të cilit i tha se riafirmon “zotimin tonë për zbatim të plotë të marrëveshjes bazike”.

    Hamiti tha se Kurti me këtë telefonatë ia ka konfirmuar kancelarit gjerman zotimin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.

    “Autonomia është më shumë se “Zajednicë”! Në bisedë telefonike me Kancelarin gjerman Scholz, Kryeministri Kurti e paska riafirmuar “zotimin tonë për zbatim të plotë të Marrëveshjes Themelore”. Kjo përfshin edhe autonominë politike-territoriale për serbët, që Albin Kurti e ka pranuar në emër të Kosovës.”
    Hamiti ka thënë se autonomia është më shumë se “zajednicë”.

    Hamiti po ashtu tha se vetëmenaxhimi që Kurti u pajtua, është autonomi politike-territoriale për serbët e Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

    “Ky dhe VV-ja e tij gjoja e kundërshtonin Asociacionin (“Zajednicën”). Si t’u besosh kur Kurti vitin e kaluar ofroi/pranoi (si ta marrësh) “vetëmenaxhim”, autonomi politike-territoriale për serbët e Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Autonomia është më shumë se “Zajednicë”.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!