×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i AAK-së: Oferta e qeverisjes së Kurtit është iluzion

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 22:24

    Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


    Kurti në debatin televiziv në T7 ka thënë se nëse ai zgjidhet kryeministër i Kosovës, qeveria do t’i ketë 12 ministri.

    Berisha përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur casje iluzioniste deklaratën e Kurtit, derisa intervistën e kryetarit të VV-së, e ka quajtur ligjërim poetik.

    Ky është postimi i plotë i Anton Berishës:

    Propozimi i Albin Kurtit qe qeveria e Kosoves te kete 12 ministri, nuk paraqet ndonje risi. Ia kemi propozuar koordinatorit z. Besnik Tahiri, gjate hartimit te ligjit per qeverine.

    Nga ligjerimi i tij ne T7, fitohet pershtypjen se ai do te udheheqe te 12 ministrite qe me shume eshte nje çasje iluzioniste.

    Ligjerimi poetik lejohet ne fushate por udheheqja e shtetit eshte nje çeshtje reale.

    Pretendimi qe burimet njerezore te ndryshojne brenda nates drejt perfeksionimit eshte provuar ne keto hapesira, e qe mund te prodhoj zhgenjimin e rradhes.

    Qeveria eshte bashkesi e njerezve kompetent te fushave perkatese e jo matje e dijes teorike parciale ne te gjitha fushat nga nje individ sado qe ajo te jete e respektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!