×
  • Lajme
  • Lajme

    Besimtarët mirëpresin hapjen e xhamive

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 13:48

    Sot janë hapur të gjitha xhamitë dhe kishat në tërë Kosovën. Besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.


    Ka filluar falja e namazit të drekës. Për herë të parë pas mbylljes nga 13 marsi po falet namazi i drekës nga besimtarët mysliman. I pranishëm është edhe kryeimam në Bashkësinë Islame të Kosovës, Prishtinës, Sabri Bajgora

    Ata e kanë ruajtur distancën mes njëri tjetrit dhe duke respektuar masat sipas rekomandimeve të IKSHP-së.

    Pas këtij vendimi, Bashkësia Islame ka treguar për udhëzimet e masat që duhet zbatuar besimtarët pas hapjes së tyre.

    Ismail Ali Krasniqi mes emocionesh flet për rihapjen e xhamive duke thënë se kjo është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët mysliman.

    Krasniqi falënderoi udhëheqësit e Kosovës për vendimin që xhamitë të rihapen.

    “Sot gjithë besimtarët duhet ta falënderojmë Allahun. E përshëndes vendimin për rihapjen e xhamive”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

    Ai tha ka porositur për kujdes dhe që ta ruajmë njëri-tjetrin.

    “Ruajeni dhe duajeni njëri tjetrin. Masat duhet t’i respektojmë dhe urdhrat nga qeveria, sepse është për të mirën e popullit. Po më duket sikur ky rast nuk ka ndodhur kurrë dhe po ndihem shumë mire sepse është një ditë e shenjtë”, tha ai.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!