×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: E pritëm këtë ditë, Dardan Molliqaj me protestu për Hashim Thaçin e PDK-ja me marrë vesh nga portalet

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 12:05

    Aksionin e PSD-së kundër kryetares së Gjykatës Speciale, e ka komentuar edhe profesori universitar, Blerim Latifi.

    Latifi ka kritikuar mbështetësit e Thaçit, për të cilët thotë se u erdhi dita që Dardan Molliqaj të protestojë në mbrojtje të Hashim Thaçit, ndërsa ata ta marrin vesh lajmin nga portalet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “E pritëm edhe kët’ ditë: Dardan Molliqaj me protestu për Hashim Thaçin, ndërsa aktivistët e PDK-së e marrin vesh lajmin nga portalet”, ka shkruar Latifi.

    Kujtojmë se gjatë mëngjesit u arrestuan Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së, të cilët po e kundërshtonin konferencës e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

    PSD-ja, ndërkohë, e ka quajtur të dhunshëm arrestimin e aktivistëve të saj, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!