×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: Nëse PDK nuk i vlerëson ata që kontribuojnë realisht, rënia e saj do të vazhdoj me ritëm të madh

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 19:01

    Profesor në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi ka komentuat largimin e Adelina Graincës nga PDK në VV.


    Latfi në një postim në Facebook u shpreh se rasti i kësaj deputetes së PDK-së që doli në VV, flet ma shumë për PDK-në se sa për deputeten.

    Kjo sipas tij se në PDK, prej vitesh, është bërë standard që për t’u zgjedhur deputet të duhet të kesh me vete një çantë të madhe me pare kur nisesh në fushatë, e jo kontributi politik i dhënë në parti.

    Postimi i tij:

    Rasti i kësaj deputetes së PDK-së që doli në VV, flet ma shumë për PDK-në se sa për deputeten. Pse? Sepse në PDK, prej vitesh, është bërë standard që për t’u zgjedhur deputet të duhet të kesh me vete një çantë të madhe me pare kur nisesh në fushatë, e jo kontributi politik i dhënë në parti.

    Njoh sa e sa njerëz në PDK të cilët që fëmijë kanë punuar me zell e pasion për këtë parti, por në zgjedhjet e fundit morën vota të papërfillshme.

    Nëse kjo parti nuk e rikthen standartin e vlerësimit të atyre që kontribuojnë realisht në organizatë, rënia e saj do të vazhdoj me ritëm edhe ma të madh.

    Profiterët pa kontribut janë parazitët që si çdo organizëm tjetër, i shkatërrojnë edhe organizmat politikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!