×
  • Lajme
  • Botë

    Mekë, pas 7 muajsh besimtarët u falën bashkë

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 21:07

    Për herë të parë pas 7 muajsh, që nga fillimi i pandemisë, Arabia Saudite po lejon besimtarët që të kryejnë lutjet ditore në xhaminë e Madhe të Mekës.


    Në mars, autoritetet saudite ndaluan hyrjen dhe kryerjen e lutjeve në Masjid al-Haram në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medinë, ndërsa televizioni shtetëror saudit raportoi se një lutje e përbashkët në këtë mëngjes u mbajt në tempullin e shenjtë në Mekë.

    Institucionet saudite gjithashtu postuan në Twitter fotografi të lutjeve në Qabe. Që nga 4 tetori, pelegrinazhet u është lejuar qytetarëve sauditë dhe myslimanëve që banojnë në atë vend.

    E ndërkohë, myslimanët e huaj u njoftuan se do të mund të kryejnë ritet fetare në fillim të nëntorit, kur xhamitë në Mekë dhe Medinë do të hapen me kapacitet të plotë./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!