×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi: Një 12-vjeçare më pyeti pse s’kam truproje, i thash nuk kam nevojë se më kanë zgjedh qytetarët

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 20:34

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se ai është i afërt me qytetarët dhe nuk ka krijuar kurrë distance me ta gjatë pozicioneve qoftë politike apo profesionale që ka pasur.


    “Në të gjitha pozicionet që i kam pas, profesionale dhe politike, kam qenë modest, s’kam krijuar distancë, i ndaj të mirat e të kqijat bashkë me qytetarët”, ka deklaruar ai.

    Bulliqi ka rrëfyer se si një vajzë 12-vjeçare e ka pyetur pse nuk shoqërohet nga truprojat.

    “Ishim para ca dite në QKMF dhe mbasi mbaruam punë, një vajzë 12-vjeçare po më përshëndet dhe gjatë bisedës, me tha kryetar ku i ke truprojat, i thash s’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur, s’kam nevojë me u ruajt prej qytetarëve të mi”, tha Bulliqi në intervistën REPORTERI n’Komunë.

    Ai më tej tha se po munohet të zgjidh problemet e qytetarëve.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!