×
  • Lajme
  • Lajme

    Burrë dhe grua gjenden të vdekur në një shtëpi në Prizren

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 12:10

    Gjatë ditës së sotme dy persona janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në lagjen “Ortakoll” të Komunës së Prizrenit.


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një çift.

    “Në orën 10:25 Policia Rajonale ka pranuar informacione se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar nga policia e rajonit të Prizrenit. /Reprteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!