×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyçi: “NATO pret zotime nga Kosova dhe Serbia për mostensionim të situatës”

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 12:17

    “NATO pret nga Kosova dhe Serbia që të zotohen për mostensionim të situatës”, vlerëson profesori universitar në University of Winchester, Seb Bytyçi në një përgjigje “Reporteri.net”.

    Bytyçi, takimin mes Sekretarit Gjeneral të NATO-, Jens Stoltenberg me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e sheh në favor të Kosovës në atë se “mund të ndikojë që të kemi një tranzicion më të lehtë drejt reciprocitetit të targave”.

    Në linjë me takimin me sekretarin gjeneral të NATO-s, Bytyçi thotë se është “interes i Kosovës të kërkojë t’i hapet rruga për anëtarësim në Partneritetin për Paqe”.

    “Është mirë që NATO tregon interes në rajonin sepse ka përpjekje nga Rusia që t’i rrisë tensionet”, thotë profesori.

    “Një koordinim më i madh mes institucioneve perëndimore është lajm i mirë për Kosovën sepse nuk mund të shkëputet dialogu Kosovë-Serbi nga përpjekjet e Serbisë për të minuar shtetet e rajonit”, shprehet Seb Bytyçi për “Reporteri.net”.

    Sekretari Gjeneral i NATO-s do të mbajë takime ndarazi me kryeministrin Kurti si dhe presidentin serb Vuçiç, një ditë para takimit të Nivelit të Lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Stoltenberg në dritën e tensioneve në veri të vendim që pasuan pas vendimeve të reja të qeverisë së Kosovës për të aplikuar dy masa të reja reciproke ndaj Serbisë, u bëri thirrje të dy liderëve për përmbajtje teksa theksoi se KFOR-i i NATO-s do të intervenonte po qe se stabiliteti dhe paqja rrezikohen seriozisht.

    Tensionet në veri të vendit u rrezikua të përshkallëzohen në nivel konflikti, konstatoi kryeministri Kurti ditë më parë në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”.

    Në anën tjetër, fjalimi i Aleksandër Vuçiç më 31 gusht referuar masave të reja të qeverisl nga vetë opinionistët në Beograd u interpretua në analogji me atë të Slobodan Millosheviçit në Gazimestan të vitit 1989, ku parathirrte për “beteja të armatosura”.

    Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje liderëve kosovarë dhe serbë për “ndalim të menjëhershëm të armiqësive” derisa ka shtuar edhe se në rast të një përshkallëzimi të mundshëm “politikanët e nivelit të lartë do të mbahen përgjegjës”.

    Gazeta online “Reporteri.net” ka provuar të marrë një vlerësim amerikan rreth diskursit të militarizuar serb karshi Kosovës, si dhe kthimit të potencialeve të rrezikshme në Veri të vendit, por se një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit është përgjigjur shkurt se deri “në këtë kohë, nuk kemi asnjë koment”.

    “Retorika nxitëse” që e shqetësoi BE’në, ShBA nuk i komenton “kërcënimet për luftë” mes Kosovës dhe Serbisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!