×
  • Lajme
  • Lajme

    Burrë e grua nga Gjilani përfundojnë në spital pasi u rrahën mes vete

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 9:00

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan, meqenëse dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje me të dashurën, janë përleshur fizikisht mes vete, duke e bërë njëri-tjetrin për spital.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje.

    “Gjilan 30.03.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare ( të dashurën e tij) janë përleshur fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!