×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Atyre që votuan për Handken t’u dërgojmë fotografitë e gjenocidit në Bosnje e Kosovë

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 16:52

    Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar përsëri për skandalin e ndarjes së çmimit Nobel për përkrahësin e Millosheviqit, Peter Handke.


    Çitaku edhe sot ka pasur një reagim teksa ka thënë se të gjithë anëtarëve të Akademisë që votuan për Handken, duhet t’u dërgohen foto të gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe në Bosnjë.

    “Ne duhet t’i marrim të gjitha email adresat e anëtarëve të akademisë që lejuan që një mohues i gjenocidit ta fitojë çmimin Nobel.

    T’u dërgojmë atyre emrat dhe fotografitë e të gjitha viktimave në Bosnje e Kosovë”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!