×
  • Lajme
  • Lajme

    Clark: Krenar për atë që po bën Kosova për t’i kontribuar demokracisë në Evropë, pres të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 12:53

    Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me hapat që ka bërë Kosova për demokratizim dhe zhvillim ekonomik.

    Clark ka thënë të shtunën përmes një video-adresimi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen e Sigurinë të organizuar nga Kosova, se ndihet krenar po ashtu për ato që po bëhen për demokracinë në Evropë.

    “E mirëpres edhe mundësinë që të bëheni pjesë e BE-së dhe NATO e ndoshta më së shpejti e Këshillit të Evropës. Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kosovës dhe personalisht sa herë vij në Kosovë jam shumë krenar për hapat që i keni bërë në demokratizim dhe zhvillim ekonomik. Jam shumë krenar për krejt çfarë po bëni për njëri-tjetrin për demokracinë në Evropë”, ka thënë Clark.

    Ai është shprehur falënderues që forumi po i dedikohet ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!