×
  • Lajme
  • Lajme

    Clark me fjalë të mëdha, ua prezanton Thaçin nipave të tij: Ky është një hero

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 22:39

    Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili 20 vjet më parë udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër regjimit të Sllobodan Milloshevicit, është pritur sot nga liderët institucional të Kosovës.


    Në këtë përvjetor, Clark kishte marrë me vete gruan dhe dy nipat e tij, njeri prej të cilit mban emrin e tij – Wesley.

    Gjeneralit dhe familjes Clark një pritje e veçantë iu be nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka dalë në fillim të portës që ndan sheshin Ibrahim Rugova prej Ndërtesës së Kuvendit, përcjell lajmi.net.

    Pasi i uroj mirëseardhje gjeneralit Clark, Thaçi siç shihet në Video i përshëndet edhe gruan dhe nipat e gjeneralit.

    “Mirë se vjen Gjeneral, mirë se vjen”, i thotë Thaçi nga larg gjeneralit Clark.

    Ndërsa Clark fillon t’ia prezantoj familjes dhe nipave presidentin e Kosovës.

    “Presidenti Thaçi, ky është heroi, ky e bërë këtë të mundur. Ishte shumë i ri, kishte një ëndërr, luftojë për të dhe e bëri”, tha Clark, duke iu prezantuar nipave të vegjël presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ndërsa, presidenti Thaçi ka thënë se heroi i Kosovës është Wesley Clark.

    Gjatë ditës, presidenti Thaçi, ka dekoruar gjeneralin Clark me “Urdhrin e Lirisë”.

    https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/697799037315688/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!