×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka thotë se procesi për verifikimin e votuesve nga diaspora është i komplikuar: Kritikat janë dashakeqe

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 15:44

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka vizituar qendrën e thirrjeve ku po verifikohen aplikuesit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online.


    Me këtë rast ajo ka thënë se verifikimi është proces i komplikuar dhe se janë duke bërë të pamundur që të gjithëve t’u mundësohet të votojnë. Daka ka sqaruar se janë verifikuar 8.000 aplikuesë, madje i ka quajtur dashakeqe kritikat lidhur me këtë proces.

    “Kritikat i shoh dashakeqe sepse është një proces i komplikuar. Ne jemi duke bërë të pamundurën. Janë verifikuar 8.000 qytetarë të gjithë janë duke u lajmëruar. Ne jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’iu mundësojmë qytetarëve të votojnë. Ne si KQZ e caktojmë afatin e fushatës ndërsa se si respektohen masat janë kompetente Policia dhe IKShPK-ja. Ne do t’i thërrasim derisa të lajmërohen sepse i gjithë fokusi është në telefonata sa i përket diasporës. Mund të keqpërdoret, mirëpo këta djem dhe vajza punojnë deri në ora 12:00 të natës”.

    Me qëllim të zbatimit të Vendimit dhe Udhëzimit të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, KQZ ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve, ku në funksion janë 25 linja telefonike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!