×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmet nga vërshimet në Gjilan mbi 1.5 milion euro

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 22:00

    Komisioni komunal i Gjilanit i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, pas punës së madhe në pesë ditët e fundit, ka bërë vlerësimin preliminar të dëmeve të shkaktuara si pasojë e vërshimeve.


    Bekim Bajram,i drejtor për Urbanizëm, njëherësh kryetar i Komisionit, ka bërë të ditur se në bazë të vlerësimit preliminar, kosto e dëmeve e kalon shifrën 1.5 milion eurove.

    “Bashkë me anëtarët e Komisionit e kemi bërë vlerësimin në zonën e Stanishorkës, pjesa veriore dhe në Livoç të Epërm. Deri të hënën besojmë se do t’i regjistrojmë të gjitha rastet e prekura edhe në zonën e jugut të lumit Stanishorka, në Livoç të Poshtëm e ndonjë pjesë tjetër. Kosto e dëmeve, sipas vlerësimit preliminar, e kalon shifrën e 1.5 milion euro”, ka bërë të ditur Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!