×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së u bën thirrje përkrahësve të VV-së që të mos e përkrahin Kurtin “në një mision që çon në vëllavrasje”

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 10:52

     

    Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, u ka bërë thirrje të gjithë aktivistëve dhe mbështetësve të Vetëvendosjes, që të mos përkrahin partinë e Kurtit, në një mision që ai e quan vëllavrasje.


    Ai ka thënë që përmbysja e shtetit prej pozicionit të pushtetit, është praktikë millosheviqiane.

    Kjo është thirrja e plotë e Sylës:

    Breza e breza kanë luftu që një ditë me ardh liria.

    Idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane.

    Ju bëj thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LVV, të cilët me mundin e sakrificën e tyre janë pjesë e historisë më të re të popullit tonë, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, por dhe pas lufte në shtetndërtim; të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje.

    Kjo tokë edhe ashtu, ende është e njomë prej gjakut të mijëra e mijëra liridashësve tonë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!