×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së tregon nëse qeveria Kurti ka bërë ‘pazare’ për votat në Këshill të Evropës

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 17:26

    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në ATV, ku ka thënë se nuk ka pazare nga qeveria lidhur me sigurimin e votave për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    Rexhaj tha se e vetmja kërkesë ka qenë është ai për zbatimin e vendimit të Manastirit të Deçanit.

    “Ka pasur një kërkesë të vetme të shteteve të ndryshme, të zbatohet vendimi për Manastirin. Dhe e vetmja kërkesë ka qenë kjo dhe në këtë relacion Kurti thotë në mbledhjen e qeverisë “E kam thirrë arsyen dhe kam vendosur që ta zbatojë vendimin e Kushtetuteses”. Dhe me plot mend është kërkesë legjitime. I vetmi “deal” është. Nuk kemi rrugë as mënyra tjera për ti ikur, dhe kemi vepruar, dhe vendimi është tashmë i plotësuar. Sa i përket Asociacionit, kemi thënë që kemi një marrëveshje me Serbinë, e cila është dakorduar mes Kosovës por jo edhe për Serbinë sepse Serbia në tre pika të saj, po thotë që marrëveshja për mua është e papranueshme”

    “Nuk kemi bërë kompromis për votat për anëtarësimin në Këshill të Evropës”, shtoi tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!