×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti ukrainas në Kuvendin e Kosovës: Ukraina duhet ta njohë shtetin tuaj sa më parë, do të bëj të pamundurën në këtë drejtim

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 11:04

    Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Në fjalimin e tij në Kuvend, Goncharenko ka kërkuar sërish nga shteti i tij që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Disa ushtarë ukrainas kanë vdekur në Kosovë në kuadër të KFOR-it, ata kanë qenë duke luftuar për sigurinë e Kosovës. Ne ndihemi të ngjashëm sepse kemi qenë pjesë e gjenocidit mbi ne. Njerëzit e Kosovës luftuan për pavarësinë dhe ne po luftojmë për pavarësi. Ukraina duhet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur sepse ju luftuat për këtë gjë. Do të bëj çfarëdo që mundem të iu ndihmoj në këtë. Kosova është Evropë, unë besoj në këtë dhe do ta përfundojmë bashkë këtë”, ka thënë Goncharenko para deputetëve të Kuvendit të enjten.

    Kujtojmë se ai javë më parë kishte dorëzuar në Kuvendin e Ukrainës një rezolutë përmes së cilës kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!