×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi Zelensky-Vuçiq

    Deputeti ukrainas: S’ka kompromis me parimet tona, duhet ta njohim Kosovën shtet

    Reporteri
    22 Gusht 2023 | 11:36

    Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko, ka reaguar pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar në Athinë kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiq.

    Gonarchenko ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tëhreq në anën e saj. Ai thotë se kjo gjë ndodh jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullësia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute.

    Megjithatë Gonarchenko thotë se kjo nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb. Gjithashtu thotë se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë.Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gonarchenko.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!