×
  • Lajme
  • Lajme / Procesi

    Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin e saj

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 19:21

    Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Seda Gören Bölük befasoi në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke treguar se është me prejardhje nga Kosova.

    Ajo shprehu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se procesi integrues i saj “nuk ka kthim mbrapa”.

    “Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ajo, përcjell Express.

    “Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha Seda Gören Bölük.

    Po vazhdon diskutimi në Asamblenë Parlamentare të KiE për anëtarësimin e Kosovës, flet Bakoyannis

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!