×
  • Lajme
  • Lajme

    “Diaspora Meeting”, shfaqja me super-vetura luksoze që zhvillohet sot në Prishtinë

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 13:21

    Në organizimin e Marakli t’Kerreve, zhvillohet sot prej orës 17:00, në Shkabaj të Prishtinës, aktiviteti i radhës me super-vetura luksoze, ‘Diaspora Meeting’.


    Shoferë nga të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarët, do të japin spektaklin e radhës me super-veturat e tyre, si pjesë e ‘Disapora Meeting’.

    Dashamirësit e veturave shfaqjen mbresëlënëse me super-vetura luksoze, nga afër kanë mundësi të shohin sot, e premte (30 korrik 2021), në Sallën e Panaireve në Shkabaj të Prishtinës, prej orës 17:00.

    Marakli t’Kerreve’ janë edhe këtë vit organizatorët e “Disapora Meeting” ku të pranishmit kanë mundësi t’i shohin super-makinat në lëvizje, si dhe duke kryer manovra të ndryshme si xhiro të shpejta dhe burnouts.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është një nga mbështetësit e këtij eventi.

    Mos mungoni, se nuk arsyetohet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!