×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjen dy kamionë në Mitrovicë të Veriut

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 11:26
    Foto ilustruese

    Dy kamionë, në dy raste të ndara, janë përfshirë nga zjarri ditën e djeshme në veri të Mitrovicës.

    Siç bën të ditur Policia, një qytetar në Zubin Potok ka raportuar se dje persona të panjohur në orët e para të mëngjesit i kanë vënë zjarrin kamionit të tij, të cilin e kishte të parkuar para shtëpisë.

    Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, teksa janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit.

    Ndërsa, qytetari tjetër ka njoftuar se persona po ashtu të panjohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij, të cilat janë shuar nga zjarrfikësit.

    Policia bën të ditur se është duke hetuar të dyja rastet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!