×
  • Lajme
  • Lajme

    “Djalë i sjellshëm e i shkolluar”, Time Kadrijaj reagon për vrasjen e kushëririt të saj në Pejë

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 23:43

    Pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, ku mbetën të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe zyrtari i PDK-së, Blerand Kadriaj ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadriaj e cila ka lidhje familjare me këtë të fundit.


    Ajo është shprehur e tronditur nga vrasja e kushëririt të saj.

    “E tronditur thellë me ngjarjen që ndodhi në Pejë e ku mbeti i vrarē kushëriri i jonë Blerand Kadrijaj. Blerandi ishte një djalë i sjellshëm e i shkolluar. Ai ishte i respektushem dhe i dashur për rrethin dhe shoqërinë. Ngushëllime për familjen, rrethin familjar dhe shoqëror. Uroj që ngjarje të tilla të mos përsëriten”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!