×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali dhe nipi i dëshmorit bëhen policë, punën e nisin duke u përkulur para varrit të tij

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 16:19

    Pasardhësit e heroit Beqir Rexhepi sot janë bërë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, njëri nga ta Polic Ushtarak i Ushtrisë së Kosovës, e tjetri pjesëtar i Policisë. 


    Beqir e Ridvan Rexhepi kanë diplomuar si pjesë e gjeneratës së 55-të e kadetëve policorë të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.

    Ata janë pasardhësit e Rexhep Rexhepit e  Beqir Rexhepit, heronjtë që sakrifikuan jetën, që sot Kosova të ketë ushtrinë dhe policinë e Kosovës.

    Në këtë ditë të rëndësishme për jetën e tyre ata bënë homazhe tek varri ia atyre që ua mundësuan lirinë dhe realizimin e ëndrrave të tyre.

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në situatën aktuale të pandemisë COVID-19 nuk është mbajtur ceremonia e diplomimit.

    Diplomimi është bërë në grupe të vogla-klasa,në hapësirat e Akademisë, organizuar nga Drejtoria për Trajnime Themelore-Divizioni i Trajnimeve i Policisë së Kosovës.

    Policisë së Kosovës sot i janë bashkuar 426 policë të rinj. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!