×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dua ta vazhdoj shkollën në Zvicër”, nëna e mjekut shqiptar rrëfen për kushtin që ia dha i biri para se të migronin në vitet ’90-ta

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 17:20

    Ishte viti 1991 kur ai iu bashkua babait në Zvicër, përmes mundësisë së bashkimit familjar. Në atë kohë, Florim Cuculi ishte vetëm 14 vjeç dhe rruga drejt Zvicrës nuk ka qenë vendim aspak i lehtë për të.


    Nëna e tij ka treguar për emisionin “Rrëfim Suksesi” se Dr. Florim Cuculi u largua nga Kërçova e Maqedonisë vetëm më një kusht. Që ta vazhdonte shkollën në Zvicër.

    Prindërit e përkrahen me mundësitë që kishin, por Florimi njëkohësisht punonte dhe studionte që tua lehtësonte barrën prindërve, shkruan Reporteri.net.

    Në atë kohë, babai i tij punonte në ndërtimtari, ndërsa ky si një i ri ambicioz u mundua sadopak, të ndihmonte në shtëpi nga ana financiare.

    Gjatë pushimeve verore ai ndihmonte në një garazhe të veturave, jo larg shtëpisë.

    Rrugëtimin dhe kujtimet e kardiologut të njohur kosovar në Zvicër mund ta ndiqni të plotë në emisionin ‘‘Rrëfimin Suksesi‘‘.

    Historia e tij përçon një mesazh motivues, dhe na bën të besojmë që me punë dhe ambicie, arrijmë atë që duam.

    Rrëfim Suksesi” është emisioni që ka në fokus ka historitë e shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë. Emisioni transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini dhe online në “Reporteri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!