×
  • Lajme
  • Lajme

    E moshuara nga Prizreni po kërkohet nga policia, i mori mbi 1 mijë euro sepse i gjeti në tokë

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 15:41

    Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” që ka ndodhur më datë 19/04/2022 rreth orës 15:30 në një qendër tregtare në Prizren.

    Në atë rast viktimës-femër i kanë rënë parat (1050 euro) në tokë, pas saj vijnë një çift, burrë e grua, gruaja i merr parat dhe ata largohen, njofton policia.

    Njoftimi i policisë:

    Kërkohen të dyshuarit për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”

    Prizren, 27 Korrik 2022

    Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” që ka ndodhur më datë 19/04/2022 rreth orës 15:30 në qendrën tregtare “ELKOS” në Prizren.

    Në atë rast viktimës-femër i kanë rënë parat (1050 euro) në tokë, pas saj vijnë një çift, burrë e grua, gruaja i merr parat dhe ata largohen.

    Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre.

    Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:

    Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personat e kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :

    -“Shpërdorim i pasurisë së huaj”
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    – 029 244 740- Stacioni Policor Prizren
    – E-mail adresa: info@kosovopolice.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!