×
  • Lajme
  • Lajme

    E qëlloi me shtatë plumba 30 vjeçarin në Feizaj, sot shpallet verdikti për vëllain e reperit Buta

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 9:45

    Gjykata Themelore e Ferizajt do të shpallë sot aktgjykimin ndaj Qëndrim Januzit, vëllait të reperit Buta, i cili akuzohet për vrasjen e ish-mikut të tij Gazmend Hysenit në Ferizaj para dy vjetësh.

    Seanca gjyqësore ku do të shpallet aktgjykimi në këtë çështje penale, do të nisë në orën 10:00.

    “Ju njoftojmë se të martën më 30 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Seanca e shpalljes së aktgjykimit është e hapur për publikun. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!