×
  • Lajme
  • Lajme

    E turpshme: Punëtori në muzeun e varrezave të martirëve në Mejë urinon objektin ku do të vendosen rrobat e të vrarëve

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 21:38

    Një veprim shumë i turpshëm ka ndodhur pranë Muzeut të Varrezave të Martirëve në Mejë, shkruan Reporteri.net.

    Një punëtor i kompanisë ndërtuese të muzeut ku do të vendosen rrobat e viktimave të masakrës së Mejës është incizuar duke urinuar objektin që ndodhet brenda hapësirës që quhet “Lëndina e pikëllimit”.

    Ky veprim nga banorët e fshatit Meje po vlerësohet si përdhosje e varrezave, shkruan Reporteri.net. Video njoftohet se është incizuar më 28 dhjetor të vitit 2021, derisa është publikuar së fundi.

    Në po këtë objekt, do të vendosen së shpejti rrobat dhe gjësendet e martirëve të masakruar gjatë luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!