×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe KFOR demanton serbët: Nuk ka krizë humanitare në veri

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 11:23

    KFOR ka demantuar planin serb për të paraqitur gjendjen e krizës humanitare në veri, duke thënë se sipas informacioneve që kanë, gjendja është normale.


    Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka thënë se nuk ekziston asnjë rrezik nga kriza humanitare, ku ka shtuar më pas se edhe sigura është në nivel, shkruan Reporteri.net

    “Asgjë e papritur nuk mund të ndodh dhe KFOR vazhdon t’i mbajë marrëdhëniet dhe komunikimin me të gjithë institucione relevante në Kosovë dhe në Serbi”, ka thënë Grasso.

    Ai, në një deklarim për gazetën serbe “Politika”, ka folur edhe për patrullimet me helikopterë para dy netësh. Grasso ka thënë se ky ishte thjeshtë një trajnim.

    “Fluturimi i natës i helikopterëve ishte trajnimi i zakonshëm e ekuipazhit të ri, sepse rotacioni i tyre është në zhvillim”, ka shtuar ai.

    Sidoqoftë, “krizën humanitare” e ka mohuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e ka zbuluar planin serb për të paraqitur një gjendje të tillë, ndaj të cilës ka thënë se nuk do të qëndrohet duarkryq.

    Ndryshe, Serbia ka provuar disa herë të për paraqitur gjendje alarmante në veri të Kosovvës, si reagim ndaj taksës që shteti kosovar i ka vendosur mallrave serbe./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!