×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një deputet i LDK-së infektohet me coronavirus

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 15:54

    Deputeti dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.


    Këtë e ka konfirmuar vet deputeti Shala, për SuharekaOnline.i cili ka treguar se pas simptomave të paraqitura është testuar dhe ka rezultuar pozitiv dhe se është vet-hospitalizuar në Infektivë në Spitalin e Prizrenit.

    Ai njëkohësisht ka apeluar tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e institucioneve.

    Kujtojmë se deri me tani një numër i madh i qytetarëve, personelit shëndetësor dhe zyrtarëve politikë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!