×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Murati mohon të ketë humbje në Trust nga mungesa e Bordit

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 16:17
    Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mohuar se ka humbje të mjeteve financiare të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, për shkak të mungesës së bordit.

    Në Komisionin parlamentar për Buxhet, Murati tha se performanca e Trustit për vitin aktual është në normën e vitit të kaluar.

    “Është jo serioze të bëhet një propagandë e tillë kur dihet se brenda një dite lëvizjet mund të jenë deri 2 për qind”, tha ai.

    Se ka rënie të aksioneve në tregjet ndërkombëtare ku ka investuar Trusti, konfirmoi vet drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ardian Zalli.

    Mirëpo ai tha se rënie të tilla ka pasur edhe viteve të kaluara.

    “Duhet të shohim si të veprohet tutje, bordi është kyç për vendimet e institucionit”, tha ai.

    Sa i përket vonesave në emërimin e Bordit, ministri Murati tha se ka kërkuar sqarime shtesë, pasi nuk ka kuptuar kur është hapur konkursi, por vetëm kur është mbyllur.

    Ai tha se është shqetësuese pasi në konkurs kanë aplikuar 47 kandidatë, prej tyre vetëm 21 shtetas të Kosovës, prej tyre gjashtë anëtarë të bordit paraprak.

    Mirëpo, kryesuesi i komisionit që zgjedh Bordin e Trustit, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se i tërë procesi ka shkuar në kohë të rregullt dhe sipas ligjit.

    Ndaj këtij komisioni, veçmas ndaj ministrit Murati, reagoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili akuzoi atë se ka lënë pa menaxhim 2.5 miliardë euro të Trustit. /KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!