×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Të hënën hapet Rruga e Arbrit

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 16:14

    Të hënën më datë 29 nëntor Rruga e Arbrit do të hapet për qarkullim.

    Kryeqyteti tashmë do të lidhet më shpejt me zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës përmes aksit prej 70 kilometrash, që përbëhet nga 6 tunele dhe 4 ura.

    Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë larg nga kryeqyteti dy orë.

    Rruga do të jetë mbi 80 % e kalueshme por menaxheri i projektit ka një thirrje për drejtuesit e automjeteve.

    “Një nga elementët që kemi përfshirë në planin e menaxhimit të trafikut është kufizimi i shpejtësisë, përderisa është një rrugë ku ne kemi punime të tjera. Apeli shkon për drejtuesit e mjeteve,” – u shpreh inxhinieri Mihallaq Spirollari.

    Aktualisht punimet për përfundimin e rrugës janë fokusuar në tunelin e Murrizit. Rruga e Arbrit përfundon në Blladë në kufi me Maqedoninë e Veriut.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!