×
  • Lajme
  • Lajme

    Emblema me gjakun e dëshmorit që familja e publikoi vetëm pas akuzave ndaj liderëve të UÇK-së

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 20:44

    Bashkëluftëtarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me propozim aktakuzat.


    Gjurmët e gjakut në uniformën e tij të luftës nuk i janë tharë.

    E freskët mbetet edhe dhimbja e të afërmve të dëshmorit Ferid Curri, i cili u vra në front të luftës, në moshën 24 vjeçare.

    Këtë emblemë familjarët vendosën ta bëjnë publike 21 vite pas luftës për një arsye.

    Sipas Adnan Sogojevës, i cili kishte parë Feridin në momentet e fundit të jetës, propozimet për aktakuzë po njollosin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Bashkëluftëtari i Currit tregon që ish-luftëtari krahas plagëve të mëdha, kishte vetëm një brengë.

    Të afërmit e Ferid Currit kanë ruajtur të gjitha gjësendet që ua kujtojnë djalin e tyre dëshmorë.

    E gjithë këto kujtime thotë se po i emocionojnë bashkëluftëtarët.

    Ferid Curri ishte pjesë e brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”. I njëjti ishte vrarë në fshatin Grabovc në prill të vitit 1999.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!