×
  • Lajme
  • Lajme

    Fakulteti Teknik mban provimin pranues pa paralajmërim, i lë në baltë shumë studentë

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 15:29

    Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë ka mbajtur sot provimin pranues (afati i dytë) për studentët të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në këtë fakultet gjatë vitit akademik 2019/2020.


    Mirëpo, shumica prej studentëve e kanë pasur të pamundur që të paraqiten në fakultet, për shkak se provimi është mbajtur pa paralajmërim paraprak, shkruan Reporteri.net.

    Madje, edhe rezultatet e provimit janë publikuar në ueb faqen e universitetit qysh ditën e sotme.

    Aty thuhet se kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas  publikimit të rezultateve preliminare (llogariten ditët e punës). Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

    Kjo ka bërë që shumë nga studentët të cilët ishin të interesuar të studionin në këtë fakultet ta humbin edhe një vit akademik. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!