×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Ministri Aliu: Ju siguroj se qytetarët nuk do të paguajnë taksë prej 5 euro

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 11:07

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të pezullojë vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.


    Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu e ka bërë të ditur këtë lajm nga seanca e Kuvendit.

    Ai ka thënë se do ta shqyrtojnë në hollësi mënyrën si ka ardhë te ky vendim, prej interpretimeve ligjore, duke i përfshi edhe interpretimet e auditorit, shkruan Reporteri.net.

    “Për çështjen e taksës 5 euro sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën si ka ardhë te ky vendim, prej interpretimeve ligjore, duke i përfshi edhe interpretimet e auditorit. Diçka çka mund të ju siguroj është se qytetarët nuk do të paguajnë taksë prej 5 euro”, u shpreh ai në seancën e Kuvendit.

    Kujtojmë se pas vendosjes së kësaj takse, pati reagime të shumta nga ana e opozitës dhe nga qytetarët. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!