×
  • Lajme
  • Lajme

    Forumi për Gratë nis me një minutë heshtje për gruan e vrarë sot në Pejë

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 11:07

    Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i mbajtur në Prishtinë, organizuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nisur me një minut heshtje për gruan e vrarë mëngjesin e sotëm në Pejë, shkruan Reporteri.net.

    I dyshuari në këtë rast, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se është bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.

    Lidhur me këtë ngjarje, para nisjes së Forumit, foli edhe e para e shtetit. Osmani tha se në ditën e parë dje të këtij forumi, gjithë kohës është folur se si të ndalet dhuna ndaj grave, dhe sot, siç tha ajo mëngjesi ishte i tmerrshëm për të gjithë.

    E para e shtetit tha se ky femicid ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

    “Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në qoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet e si komb”, tha Osmani./Reporteri.net/

    Vrasja e gruas në Pejë, Osmani: Ky femicid të ndalet me çdo kusht, nuk kemi jetë vajzash e grashë për të humbur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!